Categories: LajmePolitika

Facebook rikthen postimin e FLAKA-s: Ishte raportim i rrejshëm!

Pas ndërhyrjes së redaksisë dhe kërkesës për rishqyrtim, Facebook ka rikthyer postimin e medias FLAKA, i cili më parë ishte fshirë pas një sërë raportimesh të dyshuara si të organizuara.

Postimi në fjalë ishte një lajm informativ mbi aktivitetin politik të Arben Fetait në komunën e Bërvenicës, i zhvilluar në kuadër të turit organizativ të Aleancës për Shqiptarët në rajonin e Pollogut.

Ngjarja theksonte pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive të tjera nga koalicioni opozitar VLEN, siç janë Abep Nuhiji, kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA në Bërvenicë dhe njëherësh këshilltar komunal, si dhe eksponentë të tjerë të formacioneve partnere.

Lajmi u bazua tërësisht në burime të hapura, deklarata publike, fotografi të postuara nga vetë Fetai dhe verifikime të pavarura nga redaksia, pa përmbajtje të diskutueshme apo shkelje të standardeve gazetareske.

Megjithatë, pas publikimit, postimi u shënjestrua në Facebook përmes një fushate të organizuar raportimesh, gjë që çoi në pezullimin e tij të përkohshëm. Flaka e ankimoi vendimin, duke theksuar se raportimi ishte faktik, i verifikuar dhe në përputhje me etikën profesionale të gazetarisë.

Dyshohet se pjesa që ka nxitur reagimin ishte përmendja e përfaqësuesve të partive të tjera në tubimin e Fetait, një detaj që duket se nuk i ka pëlqyer disa rrymave politike.

Flaka e konsideron keqpërdorimin e opsionit “Report” në rrjetet sociale si një formë moderne të censurës, që synon të ngulfatë fjalën e lirë, mendimin ndryshe dhe lirinë e informimit – shtylla thelbësore të një shoqërie demokratike.

Redaksia rithekson angazhimin e saj për informim profesional, të paanshëm dhe të pandikuar, duke vazhduar të raportojë me integritet, përtej çdo presioni apo përpjekjeje për ta heshtur zërin e saj. Flaka Media

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

8 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

8 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

12 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

13 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

13 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

14 hours ago