Eurostat: 7.147 qytetarë të Maqedonisë të Veriut morën shtetësinë e BE-së në vitin 2019

e postuar më at 22:03
73 0

Më shumë se 706.000 persona në vitin 2019 morën shtetësinë e një prej vendeve të BE-së dhe në mes “evropianëve të rinj” afërsisht një në dhjetë vjen nga Ballkani Perëndimor, sipas të dhënave nga agjencia evropiane e statistikave Eurostat.

Më shumë shtetas të rinj në vitin 2019, pranuan Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Suedia, ndërsa pjesa më e madhe janë nga Maroku, Shqipëria dhe Britania e Madhe. Nga Ballkani Perëndimor, më shumë shtetas të rinj të BE-së vijnë nga Shqipëria (41.703), pasuar nga Serbia (10.297), Kosova (8.047), Maqedonia e Veriut (7.147) dhe Bosnje dhe Hercegovina (6.977).

Sipas Eurostat, qytetarët e Ballkanit Perëndimor më shpesh aplikonin për shtetësi gjermane dhe italiane, si dhe për shtetësi të Francës, Spanjës dhe Suedisë, por edhe në disa prej republikave të ish-Jugosllavisë. Në vitin 2019, Sllovenia mori 1.911 shtetas të rinj, kryesisht nga Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kroacia 1.121 , kryesisht nga Bosnje dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia.

Ashtu si në vitet e mëparshme, rumunët, polakët dhe italianët janë tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së të cilët në vitin 2019 morën shtetësinë e një anëtari tjetër të BE-së. Shkalla e natyralizimit (numri i natyralizuar në lidhje me numrin e të huajve në një vend) është më e larta në Suedi – 7 për qind, Rumani – 4,7 për qind dhe Portugali – 4,4 për qind, sipas Eurostat.

nga kategoria