“Europe elects” publikoi një anketë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në të cilën rangohen kandidatët për president.
Sipas kësaj ankete me 1.085 respodentë e realizuar më 7-4 mars, nga kandidatët shqiptarë për president, Arben Taravari prin me 14.3% kundrejt Bujar Osmanit me 9.6%.
Sondazhi po ashtu radhit Gordana Siljanovska Davkova me 35.5% të votave, ndërsa presidenti aktual i shtetit, Stevo Pendarovski radhitet i dyti me 29.3%, ndërsa më pas vijon Maksim Dimitrievski me 5.1%, Biljana Vankovska nga E majta me 4.3% dhe Stevçe Jakimovskii nga GROM me 2%.
Në pyetjen se për cilën parti politike do të kishit votuar në zgjedhjet parlamentare, 40% janë përgjigjur për VMRO-në, LSDM-ja me 24%, koalicioni VLEN 14%, BDI dhe koalicioni 12%, E majta 6% dhe ZNAM 5%.