Është zhdukur Islam Lumani nga Prespa.

e postuar më at 18:31
136 0

Ora 10:00 e ditës së diel, 21 mars 2021 ishte hera e fundit që është parë Islam Lumani nga familjarët.

Ishte nisur drejt plazhit të Kranjës, por familjarët nuk kanë pasur asnjë kontakt më me të, dhe shprehin shqetësimin se nëse ai ka ecur në drejtim të panjohur.

Andaj, ata kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që të bien në kontakt me Islam Lumanin.

“Ai kishte veshur pantallona blu, xhaketë dhe këpucë të zeza. Dihet se ai është nisur drejt plazhit në Kranjë, por mund të ketë ecur në drejtim ende të panjohur. Sot është dita e katërt pa të. Vëllezër dhe motra, na ndihmoni të gjejmë vëllaun tonë shëndoshë dhe mirë. Ç’do informacion nga ana juaj mund të qetësojë zemrat tona”, thanë për TV21, familjarët e Islamit.

J X

nga kategoria