Categories: Lajme

Është prishur një radar i M-NAV në Aeroportin e Shkupit, është zvogëluar kapaciteti i uljes së avionëve

Është prishur radari i vetëm funksional në Kontrollin e Fluturimit të Navigacionit Ajror të Maqedonisë (M-NAV) në aeroportin e Shkupit, ka publikuar portali „SDK.mk“.

Kjo do të thotë se që nga mëngjesi i djeshëm kontrollorët e fluturimit nuk mund t’i shohin avionët në lartësi të ulët gjatë uljes.

Nga dy radarët, njëri që ndodhet mbi kullën e kontrollit dhe tjetri në afërsi të saj, ai që ka qenë në funksion tani është prishur.

Derisa të hiqet defekti, gjegjësisht derisa të arrijë pjesa nga Italia, kontrollorët do të duhet t’i ulin avionët një nga një.

Nëse ndodh të ketë disa avionë për ulje në të njëjtën kohë, ata do të duhet të qëndrojnë pak në ajër, derisa të ulet ai që është para tyre.

Lajmin për „SDK.mk“ e ka konfirmuar edhe drejtori i M-NAV, Vlladimir Risteski, duke theksuar se puna vazhdon normalisht, por me ritëm më të ngadalshëm. Sipas tij, më e rëndësishme është që nuk ka asnjë rrezik sigurie për uljen dhe ngritjen e avionëve në Aeroportin e Shkupit.

“Këto prishje teknike me natyrë elektronike janë dukuri normale në aviacion dhe kur ndodhin ka procedura të parashikuara të sigurisë në punë me qëllim që të vazhdohet ofrimi i shërbimeve ndaj kompanive ajrore në rrethana të tilla”, thotë ai.

Ndryshimi i vetëm, sipas tij, është rregullimi i numrit të avionëve që mund të shërbehen për një orë.

Kontrollorët e fluturimit këtë verë kërcënuan me grevë nëse nuk instalohet pajisje e re, duke paralajmëruar se jo vetëm radari i vjetër, por edhe softueri dhe pajisjet e tjera do të fillojnë të dështojnë.

Pasi morën garanci nga menaxhmenti i ri se do të instalohet pajisja e re, kontrollorët e përfaqësuar nga Sindikata e Kontrollorëve të Fluturimit e vendosën grevën në pezullim.

Admin01

Recent Posts

Skandal në Tetovë: Bilall Kasami shihet në shoqërinë e udhëheqësit të “Vojvodëve” Boban Misevski!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, është fotografuar sot në shoqërinë e Boban Misevskit…

1 hour ago

Ish drejtori i burgut nga VLEN-i i, Afrim Idrizi i bashkohet Bujar Osmanit

Mbështetja për kandidatin e AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, po rritet çdo ditë…

3 hours ago

Rexhepi: Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i skandaloz, sidomos i gjykatëses Kacarska

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Zejd Rexhepi në një konferencë për media në…

4 hours ago

Ramadani: Bojana, zemra e prodhimit bujqësor, do ta kthejmë në motor të zhvillimit të Sarajit

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, gjatë…

4 hours ago

Nazim Taipi takon kryefamiljarët nga Sllatina, shpreh mirënjohje për kontributin e tyre

Kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, ka…

5 hours ago

Ish-gjenerali i UÇK-së: Bota po sheh padrejtësinë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka nisur faza e mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-presidentit…

7 hours ago