Nga Enti Shtetërorë për Statistika njoftojnë se edhe përkundër se Ligji parasheh që sot të nis regjistrimi i popullatës në terren, i njëjti nuk do të ndodhë.
ESHS vlerëson se ka kohë të mjaftueshme për zhvillimin e operacionit statistikorë, edhe në rast se i njëjti nuk shtyhet për në shtator.
“Gjatë pritjes së epilogut në Kuvendin, Enti do të kontrollojë edhe një herë të gjitha aktivitetet organizative dhe teknike në terren për të qenë edhe më të sigurt nëse gjithçka është gati për një fillim të mundshëm të regjistrimit në terren”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, nisma që duhet të shtyje regjistrimi për në shtator është me yll te Bashkimit Evropian. Fillimisht në seance plenare në Kuvend duhet të miratohet nevoja për ndryshimin e Ligjit, me pas vijon debat dy dite ne komision dhe me pas kalon përsëri në seance plenare. Ligji miratohet me shumicë të thjeshtë dhe me badenter. Sipas ligjit ne fuqi, regjistrimi duhet te filloje sot.
Alsat