Categories: LajmePolitika

Erion Veliaj qytetar nderi i Gostivarit

Me propozim të kryetarit Arben Taravari dhe me vendim të Këshilli Komunal të Gostivarit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpallet qytetar nderi i Gostivarit.

Propozim – vendimi për shpalljen e Erion Veliaj për qytetar nderi të komunës së Gostivarit, kaloi me unanimitet votash në seancën e 19-të të Këshillit.

“Komuna e Gostivarit e vlerëson Veliajn si njeri me energji pozitive, për t’u marrë shembull për mënyrën se si e ka transformuar Tiranën. Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Gostivar dhe kudo në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri“, qendronte në arsyetimin e propozimit drejtuar Këshillit Komunal që Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i komunës së Gostivarit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka falenderuar këshilltarët për mbështetje të propozimit.

admin2 admin2

Recent Posts

Furkan Saliu pyet: Në çfarë cilësie ishte Afrim Gashi në vizitë në Beograd? (Video)

Kush është me “Botën Serbe”? AKI akuzon VLEN-in, VLEN-i akuzon AKI-në, zbulohet dokument për vizitën…

9 hours ago

Valbon Limani kujdeset për një Gostivar më të pastër – NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

N.P “Komunalec” ka shtuar edhe një kamion të ri në parkun e saj të automjeteve…

11 hours ago

Dallavereve në përzgjedhjen e kandidatëve për polic në Maqedoninë e Veriut, padi ndaj dy zyrtarëve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve shtetëror për shkak…

11 hours ago

Koalicioni AKI në Tetovë akuzon kryetarin në ikje Bilall Kasami për dështim në menaxhimin e parkimeve

Koalicioni AKI në Tetovë mbajti sot një konferencë për shtyp ku akuzoi kryetarin në ikje…

17 hours ago

BDI: VLEN drejt shpërbërjes politike – Mickoski në panik

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit janë dëshmia më e qartë e panikut të tij…

19 hours ago

Bujar Osmani: Mickoski dëshiron të mos ekzistojë BDI-ja, për t’u fshirë rrënjët e luftës shqiptare për barazi

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, nga një takim me qytetarët përcolli…

20 hours ago