Me propozim të kryetarit Arben Taravari dhe me vendim të Këshilli Komunal të Gostivarit, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpallet qytetar nderi i Gostivarit.
Propozim – vendimi për shpalljen e Erion Veliaj për qytetar nderi të komunës së Gostivarit, kaloi me unanimitet votash në seancën e 19-të të Këshillit.
“Komuna e Gostivarit e vlerëson Veliajn si njeri me energji pozitive, për t’u marrë shembull për mënyrën se si e ka transformuar Tiranën. Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenarë të gjithëve ne që jetojmë në Gostivar dhe kudo në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri“, qendronte në arsyetimin e propozimit drejtuar Këshillit Komunal që Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i komunës së Gostivarit.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka falenderuar këshilltarët për mbështetje të propozimit.