Përmes një poatimi në faqen zyrtare të Aleancës për Shqiptarët dega Tetovë njoftojnë se Emir Huseini është zgjedhur shef shtabi zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët në Tetovë.
“Kryesia e degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë mbajti mbledhjen e radhës me rendin e ditës, zgjedhja e shefit te shtabit për zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe paralmentare 2024 që do mbahen me 24 Prill dhe 8 Maj. Shef shtabi u zgjodh Emir Huseini.”, thuhet në njoftimin e ASH Tetovë.