Elmi Aziri: Presim që kryeministri Zaev ta caktojë ditën e takimit

e postuar më at 22:38
63 0

Deputeti nga koalicioni ASH-AAA, Elmi Aziri, për TV21, bëri të ditur se opozita shqiptare si propozues të ligjit për shtetësi janë duke pritur që kryeministri Zaev të caktojë ditën e takimit, duke shtuar se janë të gatshëm që ta zgjidhin këtë çështje.

“Meqë kryeministri Zaev publikisht deklaroi se nga e hëna është i gatshëm që të ulet me opozitën si propozues i ligjit për shtetësi, ashtu siç e thashë në foltore të parlamentit e presim që ta caktojë ditën kur të realizohet takimi. Ne jemi të gatshëm që ta diskutojmë dhe ta zgjidhim këtë çështje”, tha Elmi Aziri.

Kujtojmë që kryeministri Zaev nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të koalicionit ASH-AAA Elmi Aziri propozoi që nga e hëna të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje./TV21

nga kategoria