Smart News

Elfete Ismaili: Gjykata e Tetovës vegël për të mbuluar interesat e shërbëtorëve të korrupsionit!

Kryetarja e asamblesë së Gruas, Elfete Ismaili nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të gjykatës së Tetovës, që ASH-ja t’i mbetet Ziadin Selës.

“Për të satën herë vërtetohet se gjykata e tefterit të Mijallkovit dhe Artan Grubit vazhdon të jetë e kapur dhe e shfrytëzuar për interesat e ngushta të grupeve të caktuara. Vendimi i sotëm nuk është asgjë tjetër veçse një shfaqje e radhës e manipulimit të drejtësisë”.

Ajo gjithashtu shtoi se ky vendim i ka dhënë një vendim të pavlerë atij që nuk meriton, duke shkelur parimet themelore të drejtësisë.

“Edhe kur rruga e drejtësisë mbushet me gurë, ajo gjithmonë do të gjejë rrugën për të kaluar. Ky vendim është një iluzion që do të shuhet shpejt. Nuk mund të mbahet e vërteta e fshehur për shumë kohë”, ka përfunduar Ismaili.

Në fund, ajo ka theksuar se çdo përpjekje për të penguar proceset e drejtësisë do të dështojë përballë fuqisë së ligjit dhe popullit.

Exit mobile version