Në qytetin e Gostivarit sonte u zhvillua ekspozitë në nderim të fotografit të ndjerë, Jetona Alija.
Në ekspozitë pos miqve dhe familjarëve pjesmarrës ishin edhe personalitete të jetës publike, mesin e tyre dr. Valbon Limani – kryesus i Këshillit të Komunës së Gostivarit.
“Pavarësisht banalitetit të fotografisë në epokën digjitale, fotografitë e shkrepura nga Jeton Aliji të gjitha mbajnë një gjurmë – Gostivarin. Ne i mbajmë ato në shtëpitë tona, mendjet dhe zemrat tona gjithmonë. Të gjitha fotografitë e tija janë të çmuara siç ishte edhe ai vetë. I përjetshëm kujtimi për mikun e çdo gostivarasi që na la miq gjithandejë duke fotografuar edhe shumë qytete evropiane!” shkruan Limani.
Ekspozita është hapur pranë Qendrës për Kulturë në Gostivar dhe do të pres vizitorë deri të dielën e kësaj jave.https://www.facebook.com/1369141384/posts/pfbid021ppUy4oCruLxg4nxKax2tiVeJUwTaPA4GSRyoi8pC7U1DgZB5DV2WiLKh5m9Ap7yl/?mibextid=5eVWNK