Prokuroria duhet të veprojë për moszbatimin e ligjit për Regjistrim, ndërsa përgjegjësia bie mbi Entin Shtetëror për Statistika.
Kështu vlerësojnë ekspertët juridik. Ish-gjykatësja në Gjykatën e Evropiane për të drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska vlerëson se përgjegjësi duhet të ketë edhe mbi ata të cilët për shtyrjen e regjistrimit nuk i kanë parashikuar procedurat parlamentare, ndërsa profesori universitar Ali Musliu thekson se mos respektimi i Ligjit për Regjistrim i cili është në fuqi, është përgjegjësi e Entit Shtetëror të Statistikave.