Ekspertët shpjegojnë arsyen e rritjes së ndjeshme të fataliteteve nga COVID-19 në RMV

71 0

Në dy ditët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 62 humbje jete për shkak të COVID-19.

Vendi fqinj është një prej më të goditurve në rajon nga pandemia pasi deri tani numëron mbi 3 600 viktima.

Të premten pati 33 pacientë të vdekur dhe 1 422 raste të reja, duke bërë që në total të jenë mbi 17 mijë raste aktive me coronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë përhapja e shpejtë e COVID-19 në javët e fundit vjen për shkak të pranisë së mutacionit britanik.

Edhe pse nuk ka të dhëna të qarta për situatën për shkak të mungesës së testimeve të detajuara, përllogaritet se të prekurit nga mutacioni britanik përbëjnë 50 deri në 70% të rasteve të fundit.

Korrespondenti i Euronews Albania, Benjamin Arifi raporton se sipas ekspertëve fatalitet janë rritur pikërisht për shkak të fuqisë së mutacionit britanik pasi me këtë mutacion përkeqësohet gjendja e pacientit 3 deri në 5 ditë nga infektimi dhe përveç mushkërive prekin dhe organet të tjera.

Për këtë arsye persona që nuk kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese kanë humbur jetën.

Maqedonia e Veriut ashtu si shumë vende të tjera ka pasur vonesa në procesin e vaksinimit pasi deri tani janë vaksinuar vetëm mjekët.

Nesër pritet që në RMV të mbërrijnë 24 mijë doza nga AstraZeneca përmes sistemit COVAX. Deri tani RMV ka marrë 8 mijë vaksina Pfizer që ishin dhuratë nga Serbia dhe 3 mijë doza Spotnik V, dërgesa e parë nga Rusia.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria

Pollogu “vlon” nga mashtrimet

Posted by - 08/03/2021 0
Apelohet që qytetarët të jenë më të kujdesshëm kur hasin në njerëz të panjohur, të cilët ofrojnë apo kërkojnë shërbime…