Eksluzive/Shoferi i Nevzat Bejtës dhe personi i afërt  me Arafat Muharemin kapen me 100 kologram drogë

e postuar më at 18:54
23 0

Policët e rajonit të Gostivarit dje kanë shkatërruar grupin ndërkombëtar kriminal, me çka është shkatërruar dhe transporti ndërkombëtar me tregti të paligjshme me drogë dhe janë konfiskuar rreth 100 kilogram marihuanë në vlerë prej 300.000 eurosh.

Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së sotme, 15.12.2021, deri te Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionet është parashtruar kallëzim penal kundër katër personave dhe atë: Ersoj Menga person shumë i afërm me drejtorin e Policisë Financiare Arafat Muharemin, Hebib Fejzuli shofer dhe sigurim personal i Nevzat Bejtës, E.I. e B.P., prej të cilëve, tre janë nga Gostivari e një nga Dibra, të moshës prej 30 deri në 47 vjeç.

Sipas infomagazin.net ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “prodhim dhe lëshim në shitje në mënyrë ilegale të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”./infomagazin.net

 

T F

nga kategoria