Ekonomia e Maqedonisë së Veriut me raport vjetor negativ

57 0
Statistika vjetore tregon vazhdim të rënies me keto përqindje…

Me vazhdim të recesionit edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar ekonomia e Maqedonisë së Veriut e mbyll vitin 2020 me rënie prej 4,5 përqind.

Në raportin vjetor të Entit Shtetëror për Statistika, në tremujorin e fundit vërehet rënie shtesë prej 0,7 % të bruto-prodhimit vendor, kjo pas rritjes minimale prej 0,9 % në tremujorin e parë, ndërsa në tremujorin e dytë dhe të tretë kishte rënie prej 14, 9 % dhe 3,3 % respektivisht.
Për tërë vitin 2020 në rritje kanë qenë vetëm shpenzimet publike, që kanë treguar rritje prej 10,1 % përderisa të gjithë parametrat tjerë përbërës të BPV-së janë me tregues negativ. Si rezultat i recesionit shpenzimet përfundimtare të amvisërive ka rënë për 5,6 %, investimet për 10%, ndërsa importi ka shënuar rënie prej 10,5 %.

/SmartNews/

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria