Edi Rama me apel për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut:Regjistrohuni (Video)

e postuar më at 14:33
104 0

Me një video postim në rrjetin social facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ftoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut  të cilët jetojnë në diasporë të regjistrohen, duke theksuar rëndësinë e pasqyrimit të saktë të numrit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, percjell SmartNews.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë nga Tetova, Shkupi dhe krejt Maqedonia e Veriut, ju sot duhet të jeni krenarë për sa shumë keni arritur në përparimin e të drejtave tuaja në shtetin fqinjë dhe mik. E mira nuk ka fund dhe asnjëherë nuk është mjaftë, por mjafton të kthejmë kokën pas jo shumë larg në kohë, veç disa vite më parë për të parë se çfarë hapash të mëdhenj dhe vendimtar keni hedhur në afirmimin e identitetit dhe dinjitetit të shqiptarit në atë Republikë, ku deri dje shqiptari trajtohej si kategori e dytë edhe pse pa popullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

nga kategoria