Categories: Lajme

Edi Rama kërkon rezolutë të Kuvendit të Kosovës për shkeljet ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkëluftëtarëve të tij. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehu shqetësimin e tij për, siç i quajti ai, “shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor” nga ana e Tribunalit të Hagës.

Rama shtroi pyetjen pse Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar ende një rezolutë gjithëpërfshirëse, pa dallime politike, që të denoncojë këto shkelje dhe të kërkojë respektimin e të drejtave të të akuzuarve që ndodhen të izoluar prej vitesh.

Sipas Kryeministrit, një hap i tillë nga Kuvendi i Kosovës do të nxitonte edhe Kuvendin e Shqipërisë për të mbështetur rezolutën me të njëjtin tekst, në mënyrë që “zëri i shqiptarëve të dëgjohet në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin.”

Rama nënvizoi se procesi duhet të jetë i drejtë dhe transparent, dhe se nuk mund të lejohet që me kontributin financiar të taksapaguesve perëndimorë të cenohen të drejtat themelore të një procesi të rregullt ligjor.

“Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore,” përfundoi ai, duke ritheksuar mbështetjen e tij për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Edi Rama kërkon rezolutë të Kuvendit të Kosovës për shkeljet ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Admin01

Recent Posts

Selmani: Lëvizja “Arbëria” është krijesë e vet VLEN-it

Shkruan Nafie Selmani Në qarqe të ndryshme politike, por edhe brenda vetë strukturave të VLEN-it,…

1 hour ago

Deputetja Rina Ajdari ironizon me Arben Fetaun: Parmendo a mund të ”flas shqip”

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari Rustemi, ka ironizuar me Zëvendëskryeministrin për Qeverisje…

1 hour ago

Xhabir Deralla: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përkeqësohen

Në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, analisti politik, Xhabir Deralla, ofron një vështrim kritik…

2 hours ago

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë”

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e…

5 hours ago

Qytetarët: “Nga Kondova fillon epoka e ndryshimit për Sarajin me Blerandin” (Video)

Gara për Sarajin dhe ëndrra e tyre që komuna të shndërrohet në një qendër turisitke…

5 hours ago

RMV, shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të…

5 hours ago