Categories: LajmePolitika

Edhe një largim nga LD-ja e Izet Mexhitit – Agron Llokmani i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

Profesor Agron Llokmani, ish-koordinator i Lidhjes Demokratike (LD) për degën e Tearcës, i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim”.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Aleancës, Arben Taravari, i cili theksoi se partia vetëm sa po forcohet me figura të reja.

“Jemi të lumtur që profesor Agron Llokmani i bashkohet Aleancës më të madhe në vend, e cila vetëm rritet. Në zgjedhjet parlamentare profesor Agroni ishte pjesë e LD-së, por si një njeri me vizion ai është bërë pjesë e ekipit tonë që do të jetë ekipi fitues i tetorit: Aleanca Kombëtare për Integrim. T’gjithë n’Këmbë për Ardhmërinë!”, u shpreh Taravari.

Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, gjithashtu e përshëndeti aderimin e Llokmanit.

“Mirë se na vjen profesor Agron Llokmani në familjen politike të Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit ‘Aleanca Kombëtare për Integrim’! Vizioni ynë për Komunën e Tearcës sot bëhet edhe më i fortë me bashkimin e profesorit të nderuar, i cili në zgjedhjet parlamentare ka qenë koordinator i Lidhjes Demokratike për degën e Tearcës,” deklaroi Taipi.

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

3 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

4 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

7 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

8 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

8 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

9 hours ago