Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari edhe sot ka prezantuar një prurje të re në parti. Bëhet fjalë për mjekun e mjekësisë së përgjithshme Elion Sahiti i cili është nga Komuna e Shuto Orizares në Shkup
“Mirë se vjen Elion!
Elion Sahiti është nga Komuna e Shuto Orizares në Shkup. Gjatë studimeve u dallua si njëri ndër studentët më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup. Tani ai si mjek i përgjithshëm duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, me vullnet dhe i motivuar për të sjell NDRYSHIMIN e shumëpritur dhe i vendosur të bëhet pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët, për ta fituar betejën edhe për kolegët e tij që mos ikin rrugëve të Evropës, por t’ua japin shërbimit e tyre si mjekë, familjeve tona dhe shoqërisë, prandaj ja VLEN të bëhemi sa më shumë edhe për rininë tonë, që të ardhmen e vet të projektojë në vendlindje”, ka shkruar Taravari.