Edhe gjashtë vite të tjera ndëshkim nga FIFA për Sepp Blatter

e postuar më at 24/03/2021
67 0

Ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter i është dhënë një ndalim i ri për gjashtë vjet e tetë muaj, ka njoftuar organi më i lartë i futbollit.

Ndalimi është vendosur për shkelje të shumta të kodit të etikës të shtëpisë së futbollit botëror dhe hyn në fuqi kur një pezullim aktual përfundon në tetor.

E njëjta gjatësi pezullimi i është vendosur ish-sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Jerome Valcke. Të dy janë gjobitur me një milion franga zvicerane.

Një deklaratë nga FIFA thuhet: “Hetimet ndaj zotërinjve Blatter dhe Valcke zbuluan akuza të ndryshme, veçanërisht në lidhje me pagesat e bonusit në lidhje me garat e FIFA-s që u ishin paguar zyrtarëve të lartë të menaxhimit të FIFA-s, ndryshime dhe zgjatje të kontratave të punës, si dhe rimbursim nga FIFA e shpenzimeve juridike private në rastin e Z. Valcke”, thuhet në njoftim./ telegrafi

I S

nga kategoria

Benevento shokon Juven e Ronaldos

Posted by - 21/03/2021 0
Benevento ka bërë befasinë e javës duke arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Juventus. “Bianconerët” dominuan në të gjitha…