Nuk kanë të ndalur manipulimet me emrin e Aleancës për Shqiptarët për të përfituar politikisht në grupacione joformale.Rasti i fundit ishte paraqitja e një gjoja anëtare të kuvendit qëndror të ASh-së kalon në grupin e Izet Mexhitit.Behet fjalë për Rolanda Prevalla Kadriu e cila u paraqit si anetare e Kuvendit qëndror të ASh-së.Redaksia jonë me kontaktet e veta pyeti për zonjen ne fjale në anëtarësinë e ASh-së dhe askush nuk kishte dëgjuar emer të tillë, u munduam poashtu të gjejmë ndonjë fotografi të zonjës në mbledhjet e Kuvendit të ASh dhe askund nuk figuronte, poashtu nuk figuron asnjë qendrim publik i saj në favor të Aleancës.Me kaq redaksia jonë nuk gjeti fakte se zonje ka qenë ndonjëhere eksponente e lartë e ASh, ndoshta mund te figuroje ne ndonje liste te vjeter ne fillet e themelimit por kontribut real dhe publik nuk gjindet.