E pabesueshme: Breshka s’i trembet luanit, e pengon teksa pi ujë

e postuar më at 13:12
79 0

Një breshkë e ujit si duket nuk e ka pasur idenë se me kë ka kërkuar sherr, kur i pengoi një luan dhe luaneshë duke pirë ujë.

Në një video të publikuar në internet, breshka e vogël shihet duke i penguar disa herë luanin dhe luaneshën përderisa kafshët gjigante po e shuanin etjen. Ndonëse luani mundohet ta injorojë dhe e ndërron pak vendin e pirjes së ujit, breshka prapë i afrohet te goja.

Videoja interesante u bë nga Reggi Marreto në parkun “Greater Kruger” të Afrikës Jugore, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“E dija se luanët do të kërkojnë ujë dhe u vendosëm në pikën e përkryer me dritën e diellit në favorin tonë, të gatshëm për të shikuar. Ajo që ndodhi më pas ishte diçka që nuk e prisnim. U befasova kur breshka doli nga uji dhe lëvizi drejt luanit e më pas drejt luaneshës”, tha Marreto.

Ndonëse luani dhe luanesha ende kishin shenja gjaku pasi e kishin zënë një zebër të bogël, breshka nuk dukej e frikësuar, sepse qëndroi shumë afër gojëve të tyre.

Barreto tha se luani dhe luanesha pinë ujë aq sa deshën, pavarësisht pengesës së pazakontë, dhe më pas shkuan në një vend për t’u shtrirë, sepse ishte ditë me shumë lagështi.

nga kategoria