Arben Fetai është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, e cila është pjesë e Koalicionit VLEN, dhe kandidat për Zëvendës Kryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë.
Kush është Fetai?
I lindur më 11 dhjetor të vitit 1980 në Kumanovë.
Ka mbaruar studimet e larta specialistike për studime evropiane në Institutin e Studimeve Evropiane në Bruksel, Belgjikë.
Ka diplomuar për shkenca politike, degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Lirë të Brukselit, Belgjikë.
Flet gjuhën frenge, gjuhë angleze dhe gjuhën holandeze.
Karriera politike dhe përvoja e punës:
Ai është Sekretar i jashtëm i Aleancës për Shqiptarët dhe shef kabineti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Nga viti 2022, ishte drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Publike ‘’Arbën Xhaferi’’.
Në vitin 2021 ishte koordinator i avokimit global i një partneriteti strategjik të MPJ holandeze zbatuar nga Aidfonds, bazuar në Bruksel, Belgjikë,
Prej vitit 2018 deri në vitin 2021 ishte këshilltar për BE në Fondin e ri venture në Bruksel të Fondacionit Bill Gates.
Prej vitit 2010 deri në vitin 2018 ishte këshilltar në një projekt tjetër të po këtij fonddacioni? veprimin për shëndet global Bruksel, Belgjikë.
Prej vitit 2009 deri në vitin 2010 ishte sekretar i grupit punues të Parlamentit Evropian për zhvillimin ndërkombëtar të popullsi.
Prej vitit 2006 deri në vitin 2008 ishte zyrtar ndërlidhës në UNDP pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Paraprakisht në periudhën 2004-2006 kishte punuar si ekspert për integrime në projekte evropiane pranë Zyrës e Kryeministrit dhe Kuvendit të Kosovës.