Dyshime në Serbi për 600 milionët që Vuçiqi i dërgon në Kosovë

e postuar më at 18:42
91 0

Nënkryetarja e Partisë Popullore në Serbi dhe ish-kryetarja e Qendrës Koordinuese për Kosovën ë Qeverinë e Serbisë, Sandra Rashkoviq – Iviq, dyshon në atë që ka thënë të shtunën mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se për serbët në Kosovë, çdo vit ndahen 600 milionë euro.

Rashkoviq-Iviq thotë se kjo shifër është tejet e madhe se se po të ishte kështu, serbët në Kosovë, sipas saj, do të kishin standardin më të lartë në Evropë.

Ajo në një intervistë për agjencinë Beta, përcjell Kossev, thotë se janë dy mundësi në gjithë këtë: ose Vuçiqi po gënjen për t’u treguar serbëve se sa barrë e madhe është Kosova për Serbinë, ose ato para shkojnë, siç ka thënë ajo “te tezet në Kanada”, e më pas kthehen në Serbi.

“Tash Serbia ndan shumë më pak para për serbët në Kosovë, pasi drejtësinë, policinë dhe qeverisjen lokale ua ka dorëzuar autoriteteve në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Së fundi, Vuçiqi u ka premtuar serbëve në Kosovë nga 100 euro për kokë çdo muaj. Në rast se prindërit janë të papunësuar, atëherë ata do të marrin nga 200 euro. Po ashtu u ka premtuar investime në rrugë, spitale shkolla e kopshte.

nga kategoria