Categories: LajmePolitika

Dy skandale në një ceremoni – Aleanca për Shqiptarët: Në Ilinden anashkalohet shqipja dhe emri kushtetues i shtetit!

Në një demonstrim të qartë të shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, Ministria e Shëndetësisë dje – e enjte, shënoi hapjen e Shtëpisë së Shëndetit në Ilinden me dy shkelje flagrante, mungesën e gjuhës shqipe në tabelat zyrtare dhe përdorimin e emrit të vjetër të shtetit “Maqedonia”, në vend të emrit kushtetues “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Ironikisht, i gjithë ky spektakël u udhëhoq nga një ministër shqiptar, Azir Aliu, që përfaqëson një subjekt politik i cili pretendon se mbron interesat e shqiptarëve në pushtet. Por heshtja dhe servilizmi i tij i djeshëm, përballë një provokimi të tillë institucional, dëshmon të kundërtën.

Gjuha shqipe u përjashtua nga tabela e institucionit publik në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa me sfondin “Macedonia” – pa asnjë referencë kushtetuese – u injorua edhe Marrëveshja e Prespës, duke rrezikuar kredibilitetin ndërkombëtar të shtetit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe vetë kryeministri Mickoski, përballë të cilit ministri Aziri u rreshtua i heshtur dhe pa reagim. Ky është imazhi më i qartë i vasalitetit politik të VLEN-it, të pranishëm në pushtet, por të padukshëm për të drejtat e qytetarëve që pretendojnë se përfaqësojnë.

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër këtë sjellje të papërgjegjshme institucionale dhe kërkon korrigjimin e menjëhershëm të tabelave të institucionit, në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Po ashtu, kërkon sqarim publik dhe kërkim falje nga Ministria e Shëndetësisë për përdorimin e emrit jo-kushtetues të shtetit, marrjen e përgjegjësisë politike nga ministri Aliu për dështimin në mbrojtjen e standardeve ligjore dhe kushtetuese.

Për Aleancën për Shqiptarët, ky nuk është thjesht një “lëshim teknik” – është vazhdim i një praktike diskriminuese dhe nënçmuese ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Nëse nuk reagohet sot, precedentët e tillë do të bëhen normë nesër. Barazi do të thotë respekt. Respekti fillon nga gjuha dhe Kushtetuta. Aleanca për Shqiptarët do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve dhe në mbrojtje të të drejtave të tyre, pa kompromis dhe pa frikë.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

3 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

3 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

7 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

7 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

8 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

8 hours ago