Durmishi: Pika e përbashkët kufitare me Kosovën do ta përshpejtojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave

 

Sot është një ditë e rëndësishme për shqiptarët dhe qytetarët që kalojnë çdo ditë kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pasi ka filluar funksionalizimi i sistemit “One Stop Shop.” Ky projekt ka si qëllim reduktimin e procedurave burokratike dhe ndalesave të panevojshme në kufi, duke e shndërruar këtë pikë të ndalesës nga një pengesë në një mundësi të shpejtë lëvizjeje.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, deklaroi se ky është një hap i rëndësishëm që nuk është vetëm një reformë teknike, por që ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe bizneset. Ai theksoi se për vite me radhë qytetarët dhe bizneset kanë kaluar shumë kohë duke pritur në kufi, ndërsa tani me funksionalizimin e kësaj pike të vetme ndalese do të zvogëlohen të gjitha barrierat burokratike dhe do të mundësohet një lëvizje më e shpejtë dhe më e lirë e mallrave.

Ky sistem do të përmirësojë efikasitetin e procedurave dhe do të mundësojë që kohën e çmuar të qytetarëve dhe bizneseve ta shfrytëzojnë në mënyrë më produktive.

“Sot është ditë e rëndësishme për shqiptarët dhe për gjithë qytetarët të cilët për çdo ditë kalojnë kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Funksionalizimi i “One Stop Shop” ka të bëj me ndalesën e vetme që nuk është vetëm një reformë teknike, por do të ndryshon kufijtë nga ndalesa në lëvizje dhe në shkurtim të kohës. E dimë që për vite me radhë qytetarët dhe bizneset kanë kaluar shumë kohë duke pritur dhe barriera të panevojshme, tanimë me një pikë ndalese do të zvogëlohen të gjitha procedurat burokratike, do të shndërrohen në efikasitet. Kemi një lëvizje tepër të shpejt të lirë të mallrave që do të njeh kohën e çmuar të qytetarëve dhe bizneseve”, ka deklaruar Durmishi .

admin

Recent Posts

Huzeir Mustafi: Vazhdon nënçmimi i shqiptarëve në Kumanovë, për një periudhë të shkurtër bekatonizohen 29 rrugë, asnjë në lagjet shqiptare!

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzerir Mustafi, ka reaguar ashpër ndaj…

1 hour ago

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” me donacion të ri për Komunën e Pustecit

Në drejtim të prioriteteve të veta programore për zhvillim rajonal të qëndrueshëm, perspektivë evropiane për…

2 hours ago

Regjistrohet tërmet në Maqedoni, ja ku ishte epiqendra

Tërmet me magnitudë prej 3.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Maqedoni,…

2 hours ago

Nazim Taipi: Sharjet e Bilall Kasamit janë shfaqe e frikës, unë vij te ju me ide dhe projekte konkrete

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi përmes një postimi ka reaguar ndaj sharjeve…

3 hours ago

Pse Albin Kurti përkrah VLEN-in, flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar mbi përkrahjet politike që disa partitë shqiptare në Maqedoni marrin…

4 hours ago

Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri takim me aktivin e BDI-së në Tearcë për fitoren e madhe!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga…

6 hours ago