Categories: LajmeLajme ditore

Durmishi: Do të rriten gjobat për kabaret që nuk respektojnë ligjin

 

Ministri i Ekonimisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar se në periudhën e ardhshme do të përgatisë ndryshime në Ligjin për veprimtari hotelierike në mënyrë që të sigurohet që verifikimi i kushteve minimale teknike për operim të bëhet para dhënies së licencës për operim, siç ishte rasti para vitit 2008.

Ministria, siç tha Durmishi, është ngarkuar që në seancën e Qeverisë të mbajtur më 18 mars, të fillojë me përgatitjen e amendamenteve të Ligjit.

“Këto ndryshime do të mundësojnë verifikimin e kushteve minimale teknike të operimit përpara dhënies së licencës. Pra, aplikacioni për plotësimin e kushteve minimale teknike për kryerjen e veprimtarive hotelierike, para se të dorëzohet si dokument përcjellës në kërkesën për licencë, do të duhet të ketë vërtetimin e origjinalitetit nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, tha Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Durmishi shtoi se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Siç tha ai, qytetarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë të duhur dhe të kërkojnë llogaridhënie.

Durmishi deklaroi se në arkivat e Ministrisë janë gjithsej 24 licenca aktive të lëshuara, 18 prej të cilave janë për kabare dhe të tjerat për klube. Për ata që nuk kanë licencë dhe punojnë, ai ka theksuar se ka organe të tjera kompetente që duhet t’i inspektojnë dhe t’i ndëshkojnë në përputhje me rrethanat.

Durmishi nënvizoi se zgjidhja e re ligjore do të rrisë vlerën e gjobave për të parandaluar ngjarje të pakëndshme si ajo në klubin Pulse në Koçan dhe shtoi se tashmë është duke punuar një grup punues për të.

“Nuk e di sa do të jenë gjobat, por padyshim që do të jenë shumë më të larta për të mos na ndodhur ngjarje të pakëndshme”, ka theksuar Durmishi.

admin

Recent Posts

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

1 hour ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

2 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

2 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

3 hours ago

Zgjedhjet 2025/ Deri më 13 shtator dorëzohen listat e kandidatëve

Verifikimi publik në të dhënat e Listës zgjehdore për Zgjedhjet lokale 2025 përfundon nesër në…

4 hours ago

Dronët rusë në Poloni, Macron: E papranueshme, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shkelja e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë…

4 hours ago