Smart News

Duan ta njollosin hoxhën, por harrojnë se bartës e kanë Musa Xhaferin

Interesante po bëhet gara zgjedhore në zonë 5, ku përballë njëri tjetrit janë dy figura të kundërta mes tyre. BDI dhe fronit i saj garojnë me dyshen Sela – Musa Xhaferi, ndërsa VLEN garon me Salim Sulejmanin.

Derisa Sela dhe Xhaferi njihen për persona që nuk iu bëhet vonë për çështjet fetare, Sulejmani është predikues dhe studiues i Filozofisë Islame.

Pikërisht për këto kontradikta mes tyre, ka reaguar anëtari i kryesisë së ASH-së, Huzeir Mustafi, i cili me ironi godet përkrahësit e frontit të BDI-së.
Musa Xhaferi dëgjohej në të ashtuquajturat “bomba të Zaevit” duke u tallur me festën më të madhe islame, Bajramin, ndërsa ofendon edhe profetin.

“Sa e ulët kur disa në zonën 5 tentojnë ta njollosin hoxhën, a harrojnë se bartës të procesit e kanë Musa Xhaferin! Çka ndodhi? Aju zuni gjumi a?”, ka shkruar Mustafi.

Exit mobile version