Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani ndoqën nga afër provat gjenerale të valltarëve të ansamblit “Drita e Dervenit” para paraqitjes së tyre madhështore në Turqi.
Ramadani thekson se djemtë dhe vajzat e këtij ansambli janë shembull i përkushtimit dhe dashurisë për kulturën tonë kombëtare dhe se Komuna e Sarajt do të qëndrojë gjithmonë në krah të tyre, duke i mbështetur fuqishëm këta ambasadorë të vërtetë të artit dhe kulturës shqiptare.
“Kultura që na bashkon, krenaria që na përfaqëson!
Kishim nderin, bashkë me kryetarin aktual dhe bartësin e listës, z. Iljas Veseli, si dhe me këshilltarët e nëndegës Saraj, të ndjekim provat gjenerale të valltarëve të ansamblit “Drita e Dervenit” para paraqitjes së tyre madhështore në Turqi.
Djemtë dhe vajzat e këtij ansambli janë shembull i përkushtimit dhe dashurisë për kulturën tonë kombëtare. Me elegancë, pasion dhe mjeshtëri, ata mbajnë gjallë traditën dhe e prezantojnë Sarajin e mbarë kombin tonë në skenat ndërkombëtare.
Komuna jonë do të qëndrojë gjithmonë në krah të tyre, duke i mbështetur fuqishëm këta ambasadorë të vërtetë të artit dhe kulturës shqiptare.
Sepse me vallen e tyre, ata na bëjnë krenarë kudo në botë!
#SarajiKulturës #DritaEDervenit #KrenariShqiptare #KulturaNaBashkon #AleancaKombëtarepërIntegrim”, ka nënvizuar Ramadani.