Dretjori organizativ i Shtëpisë së Shëndetit Publik Shkup, Vullnet Selimi në emisionin “Pro Vita” në Tvm2 ka theksuar se në periudhën e ardhshme do të bëj përpjekje që të rris kapacitetet e ndihmës së shpejt në territorin e Shkupit.
Selimi tha se në Ndihmën e shpejt aktualisht ka mungesë të personelit mjekësor por edhe mungesë të autoambulancave, situatë e cila sipas tij pamundëson funksionimin efektiv të këtij shërbimi majft domethënës për qytetarët.
“Së bashku edhe me Qeverinë do të bëjmë përpjekje që të rrisim kapacitetet qoftë me punësime të reja por edhe me pajisjen me furgona të rinj që ti mundësojmë ndihmës së shpejt një funksionim më normal dhe më efektiv”, tha mes tjerash drejtori organizativ i Shtëpisë së Shëndetit Publik Shkup, Vullnet Selimi.