Drejtori i “Konrad Adenauer” Daniel Brown vizitoi Komunën e Gostivarit

e postuar më at 13:01
4 0

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka pritur në takim Daniel Brown – drejtori i Konrad Adenauer në vendin tonë, fondacion i cili është përfaqësues i Partive Popullore Evropiane. Palët mes veti kanë biseduar për pushtetin lokal, projektet e realizuara gjatë periudhës së kaluar, zgjedhjet lokale dhe thellimin e bashkëpunimit mes tyre. Kryetari Taravari theksoi se ky takim është i dyti mes tyre, herën e parë në cilësin e sekretarit të ASH-së, tani si kryetar komune.

“Nderë dhe kënaqësi të prisja sot në takim Daniel Brown – drejtori i “Konrad Adenauer” në vendin tonë, fondacion i cili është përfaqësues i Partive Popullore Evropiane. Gjatë bisedës sonë miqësore folëm për pushtetin lokal, projektet e realizuara gjatë periudhës së kaluar, zgjedhjet lokale dhe thellimin e bashkëpunimit në mesin ton딑deklaroi Taravari.

Brown para takimit me kryetarin Taravari kishte takuar përfaqësues të VMRO-DPMNE-së në Gostivar. I pyetur nëse kjo vizitë mund të llogaritet si ndërmjetësuese për zgjedhjet lokale në Gostivar për bashkëpunim mes ASH-së dhe VMRO-DPMNE-së, Taravari tha se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, sikurse edhe me partinë opozitare maqedonase.

Daniel Brown tha se nuk dëshiron të kometojë zgjedhjet lokale, por se në Gostivar ka ardhur për të parë nga afër se çfarë punon pushteti lokal dhe problemet me të cilat balafaqohet. Sa i takon anëtarësimit të ASH-së në PPE, tha se ajo është punë që sërisht ai nuk mund të komentojë:
“Në Gjermani shpesh thuhet se politikat lokale nuk janë politika të vogla, por janë bazike. Kjo sepse nëse do doni rrugë të mira, infrastrukturë dhe ngjajshëm, Ju duhet ti drejtoheni komunës dhe jo qeverisë. Dhe është shumë e rëndësishme që në krye të saj të keni njeri me integritet dhe të aftë për ta zhvilluar komunën. Nuk mund të krahasohemi me Gjermaninë për punë të caktuara, por duke parë dhe biseduar me kryetarin Taravari, mendoj që ka hapsirë bashkpunimi drejt realizmit të disa projekteve. Ne me kryetarin Taravari biseduam edhe për shumë tema të tjera dhe për politikë , sepse Aelanca synon të bëhet anëtare e PPE – së, dhe për ne është e rëndësishme të marrim e shkëmbejmë opinione për zhvillimet në vend. E dijmë se tek ju do të zhvillohen zgjedhje në vjeshtë por une do të përmbahem dhe nuk do ti komentoj ato tani. Roli ynë si fondacion është ti vizitojmë institucionet dhe të mundohemi bashkarisht të realizojmë projekte që janë të rendësishme për komunitetin” përfundoi Brown.

Gjatë takimit, palët kanë shkëmbyer edhe dhurata mes veti. Pastaj së bashku kanë vizituar Shëtitoren e Vardarit, Shkollën e Mesme Teknike Komunale dhe Qendrën rinore “iCan”.

T F

nga kategoria