Drejtori i Burgut të Shuto Orizares deklarohet për tre të burgosurit nga “Lagja e Trimave”

e postuar më at 15:20
98 0

Në lidhje me rastin e tre të dënuarve në Rastin e Kumanovës, ka reaguar drejtori i Burgut të Shuto Orizares, Filip Andov.

Nuk tregon shkaqet se pse u është mohuar e drejta për fundjavë të lirë tre të burgosurve Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti dhe Elham Arifit, ndërkaq shton se ky fundjava e lirë ka disa parakushte që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të burgut.

“Ju njoftoj, se sipas Rregullores për rend shtëpiak, personave të dënuar që vuajnë dënimin, brenda një viti u takon mungesë prej 15 ditësh, me atë që mungesa gjatë muajit të mos jetë më e gjatë se tre ditë. Është një lloj i komoditetit që i jepet të dënuarve i cili u miratohet nëse i plotësojnë kushtet e parapara me Rregullore, por edhe varësisht procesit të risocializimit, siç është sjellja e mirë dhe përkushtimi në punë, nxitje e sjelljes së mirë dhe zhvillim të ndjenjës së përgjegjësisë, interesim dhe bashkëpunim në trajtimin që realizohet në burg”, thuhet në reagimin e drejtorit.

Nuk u lejohet fundjavë e lirë tre të burgosurve nga “Lagja e Trimave”

Kjo deklaratë e Andovit, vjen ngaqë familjarët e të burgosurve në Rastin e Kumanovës – “Lagja e Trimave” e kanë kritikuar atë, pasi siç thonë për “dëshira dhe kapriço të veta”, ua mohon të burgosurve Arsim Barjamit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit të drejtën e trajtimit – fundjavë e lirë.

Sipas familjarit, Bujamin Selmani, që të tre të burgosurit kanë respektuar të gjitha procedurat administrative për të kërkuar këtë të drejtë, edhe pse të gjitha komisionet që janë në kuadër të Burgut e kanë miratuar shfrytëzimin e kësaj të drejte, sërish drejtori e ka refuzuar një gjë të tillë.

nga kategoria