Smart News

Drejtori i Agjencionit për menaxhim me pronën e konfiskuar Driton Nebiu bën bilansin 100 ditësh-suksese të jashtzakonshme

Në periudhën 14 (katërmbëdhjetë) vjeçare të ekzistimit të Agjensionit, për herë të parë në Agjensionin për menaxhim me pronën e konfiskuar, me menaxhmentin e ri të këtij institucioni, janë bërë ndryshime drastike, veçanërisht në menaxhimin e depove Idrizovë, Tetovë, Miladinovc dhe Gjevgjeli.

1. Në lidhje me forcimin e KAPACITETEVE të PERSONELIT, kam ndërmarrë aktivitetet e mëposhtme:

Punonjësit e Agjensionit ndjeheshin të degraduar vite me radhë, prandja me ardhjen time në krye të këtij institucioni kam mundësuar avancimin e tyre sipas meritokracisë, si dhe kam punësuar staf të ri i nevojshëm për mbarvajtjen e punëve.

Jam angazhuar edhe për të aplikuar dygjuhësinë në të gjitha dokumentet e Agjencionit, por fatkeqësisht hasa në mungesë të stafit, përkatësisht nuk kemi përkthyes maqedonisht-shqip. Në vazhdimësi kërkuam nga Ministria e financave miratimin e fondeve për punësimin e një përkthyesi, gjithçka për të respektuar parimin e dygjuhësisë në institucion.

2. Sa u përket aktiviteteve të ndërmarra në lidhje me rastet e përmbarimit të vendimeve gjyqësore janë ndërmarrë këto aktivitete:

Për disa raste shumë aktuale të konfiskimeve, kam marrë menjëherë iniciativa me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Ministrit të drejtësisë, z. Krenar Lloga dhe kemi marrë masa për zbardhjen dhe ekzekutimin e tyre sa më të shpejtë.

Konkretisht bëhet fjalë për:

1. Rasti “Imperia” lidhur me pronën e Sasho Mijalkovit

2. Rasti “Trust” ose i njohur në popull si “Transmet”

3. Rasti “Baçilo” ose i njohur si bariu Isnifaris Xhemaili

Pasuria e konfiskuar e Sasho Mijallkovit, do të shpallet për një kohë të shkurtër në ankandin publik elektronik, të cilin Agjensioni do ta zhvillojë në përputhje me ligjin dhe pas pëlqimit të Qeverisë.

3. Nëpjesën e forcimit të kuadrit ligjorë të Agjensionit:

Ø Është bërë ropozimi për Ligjin e Ri, me të cilin janë gjetur zgjidhje cilësore në ekzekutimin e konfiskimeve të pazbatueshme dhe menaxhimin e pasurisë së konfiskuar.

Për sa i përket Ligjit, kam iniciuar disa takime në nivelin më të lartë me qëllim të njohjes dhe përpjekjeve shtesë për miratimin sa më të shpejtë të Projektligjit, i cili do t’i hapte rrugën e avancimit të praktikës së Agjensionit dhe në këtë mënyrë do të rriste gjithashtu efikasitetin e përmirësuar, por edhe përpjekjet të zbatimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Pjesa më e madhe e ndryshimeve të bëra janë në drejtim të përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues, në të cilin nuk ka procedura të mjaftueshëm të qarta në lidhje me ekzekutimin e vendimeve dhe aktgjykimeve për konfiskimin e pasurisë dhe përfitimeve pasurore, ndryshime në aspektet jo mjaft të qarta lidhur me prona të konfiskuara nga persona juridik, ndaj të cilëve është hapur procedura e falimentimit, konfiskimi i ndërtimeve pa leje, çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat mbi pasurinë e konfiskuar, çështjet që kanë të bëjnë me vlerësimin, shitjen e pasurisë, avancimin terminologjik,përmirësimi i dispozitave për ripërdorimin social të pronës së konfiskuar përkohësisht, pronës së konfiskuar përgjithmonë, vendosja e regjistrit, mundësia e zgjidhjes së problemeve të kahmotshme për automjetet e shkatërruara të konfiskuara në të gjithë vendin, si dhe parashihet që Agjensioni do të mbajë një përqindje të caktuar nga vlera e të hyrave të realizuara nga çdo shitje e sendeve të konfiskuara dhe pasurisë së konfiskuar nga Agjensioni për funksionim dhe menaxhim normal.

Ø Si organe të Agjensionit, në cilësinë e drejtorit dhe anëtarët e Bordit Drejtues kemi mbajt gjithsej 9 (nëntë) seanca.

Ø Është nënshkruar Protokolli për bashkëpunim me Drejtorinë e doganave, me të cilin rregullohet procedura e ndërsjellë me sendet e sekuestruara në procedurat kundërvajtëse, penale dhe administrative.

Ø Është në proces nënshkrimi i Protokollit për bashkëpunim me Bankën Popullore, i cili do të rregullojë procedurat për trajtimin dhe mbajtjen e metaleve të çmuara, arit dhe parave të konfiskuara.

4. Sa u përket AKTIVITETEVE OPERACIONALE janë ndërmarrë hapa të shumtë.

Me shitjen e automjeteve të shkatërruara të destinuara për skrap, ne kemi ndërmarrë një hap të ri, shumë domethënës, konkretisht:

– Në momentin e grumbullimit të tyre, automjetet janë presuar në vend. Në këtë mënyrë kemi eliminuar dyshimet e kahmotshme për keqpërdorim të makinave të vjetra.

– Është nënshkruar një Protokoll për bashkëpunim me Bankën Popullore që sendet me vlerë si ari të depozitohen në Bankën Popullore që të mos keqpërdoren dhe të mos humbasin vlerën e tyre, kemi nënshkruar edhe një memorandum për paratë që janë marrë nga institucionet të ndryshme të depozitohen në Bankën Popullore në llogarinë rrjedhëse të Agjensionit dhe pas përfundimit të rastit ato mjete do të kalojnë në buxhetin e Ministrisë së financave.

Ø Është kryer një aksion nga Inspektorati shtetëror i tregut, Policia financiare dhe Ministria e punëve të brendshme, gjatë të cilit është sekuestruar një sasi e madhe frutash dhe perimesh.

Ø Duke pasur parasysh se është një mall që prishet dhe kërkon menaxhim të menjëhershëm, vendosëm që frutat dhe perimet e sekuestruara t’u dhurohen institucioneve ku është më e nevojshme në të gjithë vendin. Mallrat e konfiskuara janë dhuruar në të njëjtën ditë për:

-IP “11 Oktomvri” – Shkup,

– Shkollë shtetërore rehabilitimi për fëmijët dhe të rinjtë me dëmtim të shikimit”DimitarVllahov” Shkup

-ISHP KlinikaUniversitarepërfizioterapidherehabilitimmjekësor –Shkup

-Shoqatapër persona tëverbër – Kumanovë

-ISHP Spitali special përgjinekologji “NënëTereza”

-ISHP Spitalipsikiatrik “Shkup” – Shkup

-InstitutipërsëmundjetëmushkërivetefëmijëtKozle

-IP Institutipërrehabilitimin e fëmijëvedhetërinjve – Shkup

-IKPIdrizovë.

Ø Me qëllim të lirimit të kapaciteteve hapësinore kemi mbajtur takime me drejtorët e depove doganore ku kemi vendosur që të marrim mallrat e konfiskuara që kanë qenë me vite në magazinat e tyre. Pas 5 ditësh filloi aksioni për marrjen e mallit nga të gjitha magazinat doganore dhe u vendos në magazinat e Agjensionit.

Pas marrjes së mallit nga pikat doganore kanë filluar dhurimet.

Fillimisht u organizua donacion me mjete shkollore dhe veshmbathje në pesë shkollat ​​fillore në Komunën e Haraçinës, dy shkolla fillore në Haraçinë, fshatin Mojancë, Grushin dhe Orlanc, si dhe në shkollat ​​fillore në Brez, Malin dhe Tanush. Ky donacion përfshinte komplete për 2050 nxënës me pajisje shkollore dhe veshmbathje, ky donacion kapte vlerën prej 4.596.100 denarë.

Një donacion është bërë edhe për 16 institucione të tjera:

– ISHP Klinika Universitare për Toksikologji – Shkup

– ISHP Spitali Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” – Shkup,

– Ansambli IK i valleve dhe këngëve popullore shqiptare të RSM-Shkup

– IK Teatri Gostivar – Gostivar

– SHFKF “Snezhana” – Komuna Çair

– SHFK-Imri Elezi-Komuna Çair

– SHFK “Hasan Prishtina” – Komuna Çair

– SHFK Blaze Koneski-Skudrijne-Komuna e Mavrovës Rostushë

– SHFK IBE PALIKUKA-fshati Bojane-Komuna Saraj

– SHFK 11 tetor-Bogovinë

– SHFK 7 Marsi – Kryetar Bashkie – Yashar Bey

– SHFK Shkup – Komuna Çair

– SHMMQ – Dr.JOVAN KALAUZI – Komuna Manastir

– SHFK DITURIJA – Saraj – Komuna Saraj,

– Qendra Ndërkomunale për Çështje Sociale – Gjevgjeli,

– ISHP Spitali Psikiatrik Negorci

Ky donacion është në vlerë prej 2.881.212 denarë.

Ø Në kuadër të modelit për ripërdorim social, d.m.th dhurimi për qëllime sociale, në periudhën 3 mujore janë dhuruar gjithsej 45 vetura pa pagesë në këto institucione: Ministria e drejtësisë, Ministria e shëndetësisë, Ministria e shoqërisë informative dhe administratës, Burgu Idrizovë, Komuna e Gostivarit, Administrata e policisë financiare, Ministria e punëve të prendshme, Pyjet nacionale-Shkup, Ministria e bujqësisë pylltarisë dhe administrimit të ujërave,  Posta e Maqedonisësë Veriut, Komuna e Krushevës dhe shumë institucione të tjera.

Aktivitetet e lartpërmendura dhe rezultatet e arritura janë arritur në një periudhë vetëm 3 mujor dhe kanë për qëllim shërbimin ndaj institucioneve dhe qytetarëve.

Në periudhën e ardhshme, si drejtor i Agjensionit për menaxhim me pronën e konfiskuar do vazhdoj të investoj sa më shumë në përmirësimin e kushteve të punës në Agjension dhe për digitalizimin e saj, gjë që do të çonte në funksionim më të mirë dhe menaxhim më të lehtë. Do të punoj edhe në projekte të tjera për dhurimin e sendeve, pajisjeve dhe mallrave të sekuestruara nga institucionet në vend, të gjitha me synim që të përfitojnë shoqëria dhe institucionet publike. Brenda një muaji do të pasojë edhe një donacion tjetër, i cili do të shpërndahet në Komunën e Strugës, Gostivarit, Dollnenit, Shuto Orizarit dhe Çashkës.

Nuk do të ndalem këtu, do të vazhdojmë me donacionet në çdo komunë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Exit mobile version