Categories: LajmePolitika

Drejtori Gazmend Abdija prezanton mundësitë e Investimit në vendin tonë para Kompanisë “Magna Investment” në Abu Dhabi

.

Drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit në RMV, z. Gazmend Abdija, gjatë qëndrimit të tij në Abu Dhabi, ka shfrytëzuar mundësinë për të prezantuar potencialin e investimeve në vendin tonë para gjigandit “Magna Investment” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Magna Investment” është një kompani investimesh që operon në nivel ndërkombëtar dhe është e specializuar në fushën e investimeve të huaja dhe zhvillimit të projekteve të mëdha. Kompania ka një histori të suksesshme në realizimin e investimeve në shumë sektorë.

Drejtori, z. Abdija me shumë Kënaqësi ndanë lajmin se “Magna Investment” tregoi interes të madh për të investuar në vendin tonë. Është Diskutuar për mundësitë e zhvillimit të sektorit të agrikulturës dhe njëkohësisht për të krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik në vendin tonë.

Në këtë kontekst, është dakorduar që përfaqësuesit e “Magna Investment” do të vizitojnë vendin tonë në një të ardhme të afërt, për të hulumtuar më shumë dhe për të identifikuar projektet konkrete të investimit. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin agrikulturor dhe sektorë të tjerë.

Po punojmë me shumë përkushtim për të krijuar një mjedis të favorshëm investimi, që tërheq investitorët e huaj dhe inkurajon zhvillimin e sektorit të agrikulturës dhe sektorëve tjerë. Investimet e huaja janë një motor i rëndësishëm për rritjen dhe modernizimin e ekonomisë sonë.

Bashkërisht, ne mund të krijojmë një të ardhme të ndritshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut!https://www.facebook.com/1064928135/posts/pfbid02Pt3yT1tJKL7YbgMxtZUKXYZpcyNhNp5ibRHbPzRj9NoiuZUNGzwsf5omG4jsfTMnl/?mibextid=cr9u03

admin2 admin2

Recent Posts

Portalb: Mijëra euro të Komunës së Çairit për lokalin e zvëvendësministres, Antikorrupsioni ende pa vendim

Edhe pse ka kaluar kohë nga hapja e rastit pas raportimit të Portalb.mk, Komisioni Shtetëror…

3 minutes ago

Rexhepi: Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së…

17 minutes ago

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

50 minutes ago

Selmani: “Në pamundësi të dënojë VOJOVDAT, Adnan Azizi shpif kundër BDI-së (Video)

Nga Naser Selmani, Gazetar- Analist Ky është deputeti i Besës, Adnan Azizi, i cili në…

57 minutes ago

ASH- Tetovë: Këta janë kandidatët për këshilltar që do të jenë përkrah kryetarit të ardhëshëm Bajram Rexhepi

Të nderuar qytetarë, Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë ka kënaqësi të ju informoj që…

1 hour ago

BDI: Izet Mexhiti nuk di për përgjegjësi, di vetëm për interes personal

Ndërsa ajri në Shkup mbrëmë kundërmonte helm, Izet Mexhiti, i cili duket se ka harruar…

1 hour ago