Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Shoqatën Tregtare të Maqedonisë në Republikën Çeke, dje, më 21 shtator 2023, në Pragë, Republika Çeke, filloi Konferenca dy-ditore e biznesit me temë: “Mundësitë për investime dhe procesi i granteve të WBIF, rrjetëzimi dhe takime B2B ndërmjet kompanive maqedonase dhe çeke nga sektorët e energjisë, industrisë automobilistike, agrobiznesit, industrisë së verës dhe ndërtimit”.
Qëllimi i kësaj konference dyditore është të inkurajojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke, të lehtësojë mundësinë e lidhjes së partneriteteve të reja ndërmjet kompanive maqedonase dhe çeke, si dhe të inkurajojë kompanitë nga Republika Çeke dhe rajon për të investuar në vendin tonë.
Konferenca është një platformë ideale për kompanitë aktuale vendase për të gjetur mënyra të reja për zhvillimin e biznesit dhe për të forcuar lidhjet me kompanitë nga Republika Çeke dhe rajoni.
Në këtë konferencë, fjalën e mbajti drejtori i InvestNorthMacedonia, Gazmend Abdija, i cili mbështeti kompanitë pjesëmarrëse në aktivitet. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të konferencës, të pranishmit patën mundësinë të shijojnë verën dhe ushqimet maqedonase, si dhe të takohen me kompani nga të dyja vendet.
Gjatë ditës së sotme priten një numër i madh i takimeve B2B ndërmjet kompanive nga Maqedonia dhe Çekia, të cilat shpresojmë se do të rezultojnë në bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen.