Një problematikë që ka shqetësuar qytetarët e Kumanovës për më shumë se 30 vite po shkon drejt zgjidhjes.
Zëvendësdrejtori në ndërmarrjen “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Infrastruktura”, Fatlum Ilazi, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se kanë inspektuar punimet në vendkalimin hekurudhor në hyrje të fshatit Çerkez të Kumanovës.
“Sot së bashku me nënkryetarin e ASH-së Gezim Kadriu dhe këshilltarin komunal njëherit kryetar i degës Kumanovës Huzeir Mustafi,ishim për ti inspektuar punimet në vendkalimin hekurudhor në hyrje të fshatit Çerkez të Kumanovës. Me këtë aktivitet po zgjidhim një problematik që ka tanguar qytetarët e Kumanovës dhe rrethinë tani mbi 30 vite. Faleminderojmë edhe Komunën e Kumanovës për bashkëpunimin për zgjidhidhjen e kësaj problematike. Do të vazhdojmë kështu me punë të mira në dobi të qytetarëve”, ka shkruar Ilazi.