Drejtori i Agjensionit për Investime të huaja Gazmend Abdija ditën e sotme ka pasur një takim të frytshëm me një delegacion biznesi i ardhur nga Kina.Ketë e ka bërë të ditur me një postim në facebook vetë Abdija.
Postimi i plotë:
“Prezantimi i mundësive të investimeve para delegacionit të biznesit kinezë.
Kënaqësi e veçantë të mirëprisnim sot në ambientet e Agjencisë për Investime të Huaja, Dr. Johny Hon, kryetar i grupacionit global të kompanive (http://www.global.hk,) të kryesuar nga z. Trajçe Rushev, shef i departamentit të diplomacisë ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në takimin e punës, delegatëve kinezë iu prezantua klima e favorshme e biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përfitimet shtesë për investitorët të rregulluara me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve. U diskutua edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe prezantimit të përbashkët të klimës së favorshme të biznesit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mundësive për investime tek një numër më i madh i kompanive kineze.”-thekson Gazmend Abdija