Drejtoresha e Galerisë së Arteve në Tetovë, Arbenita Meta përmes një postimi në profilin e saj ka falenderuar artistin Nikoll Nikprelaj që ka zgjedhur Tetovën për të mbajtur ekspozitën e tij personale personale “Kontrast”, shkruan Top24
“Shpreh falënderimet e mia të sinqerta për artistin Nikollë Nikprelaj për bashkëpunimin dhe besimin që tregoi duke zgjedhur institucionin tonë për të prezantuar ekspozitën e tij personale “Kontrast”. Ishte një nder i veçantë për ne të mirëpresim një ekspozitë të tillë, që sjell vepra të një niveli të lartë artistik dhe mesazhe të thella shpirtërore.” shkruan drejtoresha Meta.
Ajo më tej shton se kjo ekspozitë është pjesë e planprogramit vjetor të Galerisë sonë dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 30 veprat që zbukurojnë hapësirat tona ekspozuese trajtojnë kontrastet që formësojnë qenien njerëzore: dritën dhe hijen, qetësinë dhe trazimin, traditën dhe bashkëkohësinë.