Categories: LajmePolitika

DREJTËSIA ME DY STANDARDE! “Shqipëria Etnike” në gjyq, racizmi maqedonas pa dënim

Arrestimi dhe dënimi me dy vite burg me kusht i një personi që valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen Shkëndija–Qarabag ka hapur debat mbi standardet e drejtësisë. Pyetja që po shtrohet është: a do të veprojë shteti me të njëjtin ritëm edhe ndaj huliganëve maqedonas që brohoritën thirrje raciste dhe ksenofobe në Kumanovë, madje në praninë e kryeministrit Mickoski dhe disa ministrave?

Ersan PAJAZITI

Shkup, 8 gusht – Fakti që policia arrestoi dhe në mënyrë eksprese dënoi me dy vite burg me kusht një shqiptar të diasporës që valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen Shkëndija-Qarabag ka ngritur shqetësime për atë nëse shteti ka qasjen e njëjtë ndaj rastit të thirrjeve raciste dhe ksenofobe në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, si dhe ndaj thirrjeve të tifozëve shqiptarë për “Shqipëri Etnike” gjatë ndeshjes së futbollit në Shkup. I pyetur për këtë, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se është i vetëdijshëm se nuk mund të barazohen të dyja rastet, por fajin për këtë qasje jo të njëjtë ia lë gjyqësorit.

“Sa e di, është ngritur aktpadi edhe ndaj rastit në Kumanovë. Edhe njëherë shfrytëzojë rastin ti bëjë thirrje, ti respektojmë vlerat e njëri-tjetrit, të ikim sa më larg thirrjeve raciste, ksenofobe. Por duhet ta kemi parasysh se gjyqësori nuk është në nivelin e duhur të detyrës. Shpesh-herë aty ku duhet të veprojë nuk vepron, aty ku s’duhet e tepron. Mirëpo, është me rëndësi që institucionet ishin të njëzërit, që pa marrë parasysh se nga kush vijnë thirrjet raciste, ksenofobe duhet të dënohen. Në këtë rast nuk mund të barazohen, sepse thirrjet në Kumanovë ishin plotësisht raciste dhe anti-shqiptare. Sido që të jetë, bëjmë apel që edhe gjyqësori të jetë në nivel të detyrës”, theksoi Mexhiti.

Një person me shtetësi gjermane – shqiptar nga diaspora është dënuar me dy vjet burg me kusht për veprën penale “nxitje të urrejtjes” gjatë ndeshjes ndërkombëtare të futbollit mes klubit nga Tetova “Shkëndija” dhe “Qarabag”. Këtë aktgjykim e ka shqiptuar Gjykata Themelore Penale Shkup 1, pas identifikimit të kryer dhe aktakuzës së ngritur me procedurë urgjente nga Prokuroria Themelore Publike. “Kundër tij është ngritur aktakuzë, sepse më 5 gusht, menjëherë para ndeshjes së futbollit ndërmjet FC ‘Shkëndija’ dhe FC ‘Qarabag’, me shpalosjen dhe valëvitjen e flamurit të ‘Shqipërisë së Madhe’ me mbishkrimin ‘Autokton’, ka nxitur ndjenja urrejtjeje, përçarjeje dhe intolerancë mbi baza etnike. Kjo është vërejtur nga zyrtarët policorë, të cilët e kanë privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shkupit.

Në njoftim theksohet se mbi bazën e dëshmive të siguruara, Gjykata Themelore Penale Shkup ka shpallur të pandehurin fajtor dhe e ka dënuar me dënim me kusht prej dy vitesh, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i dënuari nuk kryen vepër të re penale në pesë vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, meqë bëhet fjalë për një shtetas të huaj, Gjykata ka marrë vendim ta dëbojë dhe t’i ndalojë hyrjen në shtet për pesë vitet e ardhshme.

Ndërkohë edhe pse Mexhti tha se është i informuar se është ngritur aktpadi për thirrjet raciste që jehuan në Kumanovë nga tifozët maqedonas, asnjë informatë nuk jepet nëse janë dënuar në mënyrë eksprese huliganët maqedonas, të cilët brohorisnin në kor thirrje antishqiptare, madje në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të Policisë, Pançe Toshkovski dhe zëvendëskryeministrit Stoillkoviq. MPB tha de ka marrë në pyetje një të dyshuar, por pa treguar nëse është ngritur apo jo aktakuzë gjyqësore. Dhe, bëhet fjalë vetëm për një të ftuar në polici, dhe jo për tërë grupin që brohorisnin “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria kanë njoftuar se vazhdojnë të ndërmarrin masa për zbulimin dhe identifikimin e autorëve të veprave penale përhapje të urrejtjes dhe intolerancës të lidhura me ndeshjet sportive. (koha.mk)

Admin01

Recent Posts

Aleanca për Shqiptarët: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

Aleanca për Shqiptarët rikujton se pika e tetë e Platformës Kombëtare e saj përqendrohet te…

3 hours ago

“Sipas dinamikës së Bilall Kasamit, stadiumi i Tetovës do të ndërtohet në vitin 2050” JA KONTRATA dhe DINAMIKA

Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se në muajin tetor,…

3 hours ago

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Nga Liridon Ramadani Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua…

7 hours ago

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në…

7 hours ago

Daku: Ndaj Serbisë do të kemi qasje tjetër

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, menjëherë pas ndeshjes së Letonisë ka nisur të mendojë për…

8 hours ago

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal…

8 hours ago