Dr. Fauci parashikon kthim në normalitet të shpejti, thirrje për kujdes

e postuar më at 09:28
83 0

 

Dr. Anthony Fauci, kësh

illtari kryesor i presidentit amerikan Joe Biden për koronavirusin, tha të dielën se është optimist se vendi mund të rikthehet në një shkallë normaliteti deri për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik, por se megjithatë duhet të merren masa paraprake gjatë kësaj kohe për të shmangur një rritje të re të infeksioneve.

Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë ritmin e vaksinimeve të koronavirusit, me një shifër të lartë prej tre milionë injeksione të shtunën.

Dr. Fauci tha në disa intervista se ai beson se Shtetet e Bashkuara do të kenë doza të mjaftueshme deri në fund të majit që çdo amerikan që dëshiron të mund të vaksinohet.

Biden tha javën e kaluar se të gjithë të rriturit, jo vetëm të moshuarit, duhet të kenë të drejtën të marrin vaksinën duke filluar nga 1 maji.

Udhëheqësi amerikan parashikoi se familjet mund të jenë në gjendje të mblidhen për Ditën e Pavarësisë në grupe të vogla.

“Mendoj se parashikimi për 4 korrikun është mjaft i arsyeshëm,” i tha Dr. Fauci emisionit “Fox News Sunday”.

Por ai gjithashtu paralajmëroi se pandemia paraqet ende rrezik në Shtetet e Bashkuara, me numrin e rasteve të reja që ka mbetur në 50,000 ose 60,000 në ditë gjatë javës së fundit.

J X

nga kategoria