Dorëhiqet deputeti gjerman, mori para nga Gruevski për t’ia përmirësuar imazhin

97 0

Tobias Zech, deputet nga Unioni Social Kristian (CSU) është deputeti i rradhës që dorëhiqet nga Bundestagu gjerman shkruan gazeta “SPIEGEL”, ndërsa për arsyet thotë se kanë të bëjnë se ne mënyrë joetike dhe të paligjshme mori dhjetëra mijëra euro për të lobuar për VMRO-DPMNE në vitin 2016, në një tentativë për të rikthyer imazhin e zbehur të Nikolla Gruevskit në Gjermani, I cili pësoi fort nga skandali i përgjimit.

Gazeta shkruan se Zech personalisht bëri fushatë për Gruevskin, i cili më vonë u dënua për korrupsion dhe u arratis në Hungari.

Dorëheqjes së deputetit Zech i paraprinë shkrimet në gazetat lokale në Bavari të cilat publikuan të dhënat, me çka dhe detyruan gjermanin të dorëhiqet.

“Këtë veprim e bëj për të mbrojtur familjen time dhe të evitoj dëmin që mund t’ia shkaktoj partisë sime përmes paragjykimeve të mundshme. Mendoj se ligjërisht nuk kemi një konflikt megjithatë nuk mund të silleni kështu poilitikisht” shkroi Zech pas dorëheqjes së tij.

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria