Doli siç pritej: “Gostivari që dua” levë e BDI-së në Gostivar!

e postuar më at 11:07
10 0

Doli ashtu siç pritje! Që në ditën e parë të shfaqjes së tyre, gënjyen qytetarët e Gostivarit, kurse nga nesër do shesin moral dhe do të kërkojnë votë. Iniciativa qytetare “Gostivari që dua”, ashtu siç të gjithë dyshonin, del se është levë e BDI-së në Gostivar edhe pse një gjë të tillë nuk e pranonin.

Me dorërizimin e Listave të kandidatëve për këshilltarë komunal, tani vetë zbulojnë se janë një me BDI-në. Gjysma e tyre duke llogaritur edhe bartësin e listës së BDI-së, janë në listën e kësaj partie. Individë të cilët ose u kepërdorën për parafushatë nga BDI ose nga turpi që t’i bashkangjiten këtij subjekt që në fillim, dolën përmes iniciativës që të arrinë qëllimet e veta.

Që në fillim këta persona nuk dëshmojnë ndershmëri dhe duket qartë me demaskimin sot se interes kanë karrierën e tyre e jo qytetarin të cilin nesër do të duhet ta përfaqësojnë në Këshillin komunal.

Vendimi për lindje të “Gostivari që dua” pikërisht në ditët kur BDI për betejën e Gostivarit në këto zgjedhje qendron keq në bazë të të gjitha sondazheve, e bëri akoma më të pabesueshme këtë iniciativë qytetare. Iniciativa të mirëfillta qytetare për të adresuar probleme, nuk themelohen në prag zgjedhor, ato kanë gjithë mundësinë për veprim, ndërgjegjësim të pushteteve e qytetarëve menjëherë pas zgjedhjeve, bëjnë presion, kërkojnë reflektim. E kundërta, si kjo e “Gostivari që dua”, dihet se qëllimin final nuk e ka Gostivarin dhe gostivarasin, por ndihmesën e atyre që siç e do zakoni gjejnë ndonjë “kurban”, për llogari të vetë, apo ndoshta do profiter e arritën qëllimin.

“Gostivari që dua” mos u bëni kurban i platformës “Jeshile”!

Gostivari që dua” mos u bëni kurban i platformës “Jeshile”!

T F

nga kategoria