Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka prezantuar edhe një prurje të re në parti.
Dr. Ilir Vela, mirësevjen në familjen e madhe, në Aleancën Për Shqiptarët.
Nga sot kemi kënaqësinë t’ju kemi pjesë të këtij rrugëtimi të përbashkët.
Dr. Ilir Vela i diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës në vitin 2008, i ka kryer studimet Master në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
Ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Ka Certifikim të Bordit në Kirurgjinë Torakale dhe ka dhënë Provimin e Certifikimit të Bordit në Kirurgjinë e Përgjithshme: Akreditimet Kirurg i Përgjithshëm. Aktualisht punon në Klinikën Torakalo-Vaskulare në Shkup.
Dr. Vela dikur ka qenë edhe pjesë e skuadrës së njohur të volejbollit “Shkëndija”.
Çdo ditë më afër Ndryshimit me njerëz profesionist, ia VLEN!, ka shkruar Taravari.