Categories: LajmePolitika

Doganat fshijnë shqipen – ASH: Heshtja e VLEN-it është tradhti

Aleanca për Shqiptarët me indinjatë të thellë dënon vendimin skandaloz të Drejtorisë së Doganave që vulat të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, duke eliminuar shqipen nga përdorimi zyrtar. Ky është një akt flagrant antikushtetues, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe një regres i rrezikshëm në respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

Nuk është rastësi që ky degradim ndodh nën sytë e zëvendësdrejtorit shqiptar nga radhët e VLEN-it, Mustafa Dauti, i cili, në vend se të mbrojë gjuhën dhe dinjitetin e doganierëve shqiptarë, ka zgjedhur të shërbejë si vegël e padronit politik dhe interesave personale. Ky servilizëm i turpshëm kulmoi edhe në manifestimin për 33-vjetorin e Doganave, ku i gjithë programi u zhvillua vetëm në maqedonisht, ndërsa punonjësit shqiptarë u detyruan të flasin maqedonisht në video-mesazh, përpara syve të zëvendësdrejtorit-kukull të VLEN-it.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se çdo tentim për të fshirë gjuhën shqipe nga institucionet shtetërore do të hasë në kundërshtim të ashpër politik dhe qytetar. Shqipja nuk është dekor për ceremoni, por gjuhë zyrtare e barabartë, e garantuar me ligj dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Askush, qoftë edhe me vulë, nuk ka të drejtë të shkelë mbi gjuhën e një populli.

U bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit, dhe sidomos krerëve të VLEN-it, që menjëherë të kërkojnë llogari nga drejtuesit e këtij institucioni. Heshtja është bashkëpjesëmarrje në këtë linçim që po i bëhet gjuhës shqipe.

Aleanca për Shqiptarët

Admin01

Recent Posts

AKI: Gjykata Kushtetuese vendosi nën diktat të Qeverisë, shqiptarët më 19 Tetor do t’ua japin përgjigjen

Maqedonia e Veriut po bëhet shteti i parë në botë ku Gjykata Kushtetuese shkel rendin…

12 minutes ago

AKI: 20 vite pushtet të Izet Mexhitit – 0 rezultate për Çairin

Bekim Berisha, përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp…

1 hour ago

Bajram Rexhepi: Saubermacher po zhvat qytetarët me aminin e Kasamit

Kandidati për kryetar komune të Tetovës, Bajram Rexhepi përmes një press konference para kompanisë Saubermacher…

2 hours ago

Ambasadori Meidani priti prof. dr. Avzi Mustafën në Ambasadën e Shqipërisë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka pritur në një takim të…

2 hours ago

Hapje madhështore e shtabit zgjedhor të AKI-së në Nerasht, Nazmi Taipi i duhuri i Tearcës

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri…

2 hours ago

Tony Blair “mund ta qeverisë Gazën”, sipas modelit të Kosovës

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dëshiron ta udhëheqë Gazën sapo që lufta në mes të Izraelit…

4 hours ago