Dogana e Kumanovës zbulon një evitim akcize në vlerë 1.6 milionë euro

78 0

Njësia për hetime pranë Drejtorisë doganore dje në Prokurorinë themelore publike në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër një kompanie nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “Evitim i pagesës së akcizës”, e dënueshme sipas nenit 279-b nga Kodi penal.

“Bëhet fjalë për duhan të papërpunuar që është importuar në sasi prej 56.799 kilogramëve, e që më pas është lëshuar në qarkullim në rajonin akcizor në mënyrë joligjore, pa u paguar akciza në vlerë prej 102.238.200 denarëve, ose 1,66 milionë eurove“, thonë nga Prokuroria.

Bëhet fjalë për pesë importe të duhanit të papërpunuar (në fleta) të tipit “Virxhinia” e realizuar nga një person juridik nga Kriva Pallanka.

Kurse duhani i importuar në vend se të përpunohet është lëshuar në qarkullim në mënyrë joligjore pa pagesën e akcizës

Administrator

Ky lajmë është postuar nga ana e redaksionit SMART NEWS. - Administratori

nga kategoria