Doan Osmani kampion shtetëror, Huseini: Në Europian shkojmë për medalje!

e postuar më at 21:21
88 0

Fundjava solli Kampionatin Shtetëror për senior në sportin e karatesë, i cili u zhvillua në qendrën sportive Boris Trajkovski në Shkup. Karateisti i klubit Fati nga Tetova, Doan Osmani dhe njëherëit edhe kampion i Europës në vitin 2020, regjistroi paraqitjen më të suksesshme deri më tani në kategorinë deri në 75kg.

Doan Osmani në finale fitoi përballë Mursel Misinit me rezultatin 2:1 dhe me plotë meritë u shpall Kampion Shtetëror. Doan Osmani me këtë fitore fitoi të drejtën për pjesëmarrje në Kampionatin Europian për senior i cili do të mbahet në fund të muaji maj në Poreç të Kroacisë.

“Nga Europiani pres medalje nga Doani për shkak se karrakteri i tij dhe i klubit të tij është vetëm piadestali, pa marrë parasysh se në çfarë kampionati marrim pjesë. Jemi shtëpi me shumë medalje Europiane dhe Botërore dhe nuk dyshoj që edhe nga ky Europian nuk do të kthehemi pa medalje”, shprehet trajneri Arlind Huseini.

J X

nga kategoria