Do të mbyllet zyra e NATO-s në Shkup, Ministria e Mbrojtjes: Ka kryer mision e saj me sukses

e postuar më at 18:57
118 0

Ministria e Mbrojtjes informoi sot se, pas një viti të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO, zyra e Aleancës për lidhje në Shkup do të mbyllet, duke theksuar se ajo ka kryer misionin e saj, transmeton Portalb.mk.

“Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s, dy dekada, ekipet e zyrës së NATO-s kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për institucionet e vendit për realizimin e qëllimit strategjik. Me këshillat e tyre dhe bashkëpunimin intensiv kanë ndihmuar që t’i përcaktojnë prioritetet e reformave për anëtarësim në NATO. Mbyllja e zyrës së NATO-s shënon fundin e një bashkëpunimi që përfundon me sukses të plotë”, thuhet në kumtesë.

Më tej ata kanë shtuar se gjatë mbylljes oficiale të saj, ministrja e Mbrojtjes Shekerinska do t’i ndajë mirënjohje shefit të zyrës, Zoran Jankoviq.

J X

nga kategoria