Categories: Lajme

Ditmire Shehu dorëzoi padi në Gjykatën Administrative për uljen e numrit të këshilltarëve

Anëtarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu dorëzoi në Gjykatën Administrative padinë lidhur me udhëzuesin që e miratoi KSHZ-ja për numrin e këshilltarëve komunalë. Kjo padi vjen pasi Qeveria dërgoi deri te KSHZ vendimin për numrin e këshilltarëve edhe pse kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Për këtë, në 14 komuna është shkaktuar ulje e numrit të këshilltarëve. Ditmire Shehu, fillimisht kërkoi që udhëzuesi të miratohet me konsensus, duke u thirrur në dispozita të Kodit Zgjedhor, ndërsa më pas ishte e vetmja që u shpreh kundër këtij vendimi, i cili megjithatë u miratua me pesë vota “për” dhe një “kundër”. Siç na njoftoi Shehu, padia është dorëzuar me kërkesë të trajtohet si lëndë e procesit zgjedhor, me çka afati për përgjigje duhet të jetë më së voni 48 orë.

Vendimi i Qeverisë nga ana tjetër, ka dalë nga Regjistrimi i Popullsisë i vitit 2021. Qeveria në shtator të vitit të kaluar miratoi vendim për rritjen e numrit të këshilltarëve komunalë në Kisella Vodë, Karposh dhe Studeniçan dhe ulje të numrit të këshilltarëve në 14 komuna, edhe atë në Gostivar, Kërçovë, Kratovë, Krivapallankë, Kumanovë, Pehçevë, Strugë, Vrapçisht, Debarcë, Zhelinë, Jegunovc, Novosellë, Tearcë, dhe Qendër Zhupë. Uljen më të madhe e pësoi komuna e Gostivarit, ku nga 31 këshilltarë, numri u zvogëlua në 23. Sipas regjistrimit të vitit 2002, komuna e Gostivarit, kishte 80 mijë banorë, por në vitin 2021, numri u ul në 60 mijë banorë si rezultat i ndarjes që u bë në popullsi rezidente dhe jorezidente.

Për vendimin e KSHZ-së ankimim para Gjykatës Kushtetuese paralajmëroi edhe BDI-ja opozitare. Sipas tyre, vendimi i KSHZ-së është anti kushtetues dhe qëllimi është majorizimi etnik dhe përjashtimi i shqiptarëve nga vendimmarrjet. Nga VLEN u përgjigjën se BDI-ja është shkaktarja kryesore e këtyre padrejtësive pasi lejoi ndarjen e qytetarëve në rezident dhe jo rezident në regjistrimin e 2021-shit.

Admin01

Recent Posts

Sefer Selimi: Propaganda e Adnan Azizit është e njejtë me atë të UDB-së

“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare,…

4 hours ago

Valbon Limani përkujton 11 shtatorin: “Një datë e trishtuar për gjithë botën

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe AKI-it, për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani,…

5 hours ago

Me skandale fetare, a po mundohet Adnan Azizi të mbulojë turpin e “patriotit” që ia mbylli Mickovski?

Shkruan Rami Mislimi E krijuar me fonde të dyshimta, Lëvizja BESA u shfaq në skenën…

7 hours ago

Dokumentet zyrtare hedhin poshtë akuzat e VLEN-it: Kontrata e MPJ-së e ligjshme (Dokument)

Koalicioni VLEN ka dalë sot me akuza të reja ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme,…

8 hours ago

Blerant Ramadani në Manastir dhuron libra për Bibliotekën “Lynkest”: Në frymën e Kongresit të Manastirit, dija na bashkon

Me frymëzimin e rilindasve dhe Kongresit të Manastirit të vitit 1908, sot përcolla mesazhin e…

8 hours ago

ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Gostivar ka akuzuar publikisht drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm…

8 hours ago