9 maji shënon Ditën e Evropës.
Në përkujtim të Deklaratës së Schumanit të vitit 1950, Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Europian.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administrat, Azir Aliu i ka uruar ditëlindjen BE-së:
“Gëzuar Ditën e Europës!
9 Maji shënon
përvjetorin e “Deklaratës Schuman”. Në këtë ditë festojmë paqen dhe bashkimin në Europë.
Është dita prej nga mori jetë ëndrra e bukur e Bashkimit Europian, një ndër projektet më frymëzuese të qytetërimit bashkëkohor.
Sot, në Ditën e Europës, jemi edhe më shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e projektit më të madh politik të paqes dhe përbashkimit rreth vlerave që garantojnë bashkëjetesën mes kombeve në kontinentin tonë”.